Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas takimit me Xi, Trump njofton uljen e tarifave në Kinë

schedule09:31 - 30 Tetor, 2025

schedule 09:31 - 30 Tetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pas takimit të tij në Korenë e Jugut me Presidentin kinez Xi Jinping, njoftoi uljen e tarifave në Kinë.

Gjithashtu Trump njoftoi se do të udhëtojë për në Kinë në prill dhe se Presidenti Xi do të vizitojë më pas Shtetet e Bashkuara.

“Unë do të jem në Kinë në prill dhe (Xi) do të vijë këtu pak më vonë, ose në Florida, Palm Beach ose Washington. Ne arritëm në shumë gjëra” gjatë bisedimeve në Busan, shtoi ai, duke e quajtur Xi “një udhëheqës të madh të një vendi shumë të fortë”.
Presidenti Trump po ashtu theksoi se të dy udhëheqësit ranë dakord të punojnë së bashku për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë , ndërsa tarifat ndaj Kinës po ulen nga 57% në 47%. Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara do të ulin tarifat për mallrat kineze që lidhen me fentanilin në 10% nga 20%.

Xi nga ana tjetër do të punojë për të ndaluar rrjedhën e fentanilit, tha Trump, “dhe tarifat u ulën “sepse mendoj se ata po ndërmarrin veprime vërtet të forta”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!