Pas sulmit fizik, Berisha pret në zyrë ish-Presidentin kroat, shfaqet me syze për të fshehur nxirjen

schedule12:44 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 12:44 - 8 Dhjetor, 2022

Kryetari i PD Sali Berisha ka pritur sot në zyrë ish-Presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç dhe ka zhvilluar një bisedë miqësore të përqendruar te sulmi i ditës së martë dhe gjendja politike në vend.

“Kam qenë shumë i shqetësuar dhe kam pyetur ndihmësit e mi çdo 15 minuta”, i tha Mesiç Berishës.

“E kam ditur që në fillim se është një sulm i organizuar. Përvoja ime e gjatë në politikën ballkanike më tregon se kjo nuk mund të ishte një rastësi”.

Kryetari i PD i ka shpjeguar mikut të Shqipërisë dinamikën e ngjarjes duke theksuar se goditja u bë nga një informator i Policisë.

Më pas Berisha u ndal te dramat aktuale të Shqipërisë, shpopullimi dhe rënia e pluralizmit nëpërmjet paralizimit dhe manipulimit të votës së lirë, por edhe përpjekja për të zhdukur opozitën.

“Kemi humbur më shumë shqiptarë gjatë 8 viteve të fundit se Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore”, theksoi Berisha.

Ish-presidenti kroat tha se kryetari i PD është dëmtuar fizikisht, por është ndihmuar politikisht.

“Ata ju kanë bërë nder me këtë sulm dhe kanë dëmtuar veten”, shtoi ai.

Mesiç i tha Berishës “ju jeni babai i demokracisë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Ju i duheni Shqipërisë, shqiptarëve dhe Europës, sepse jeni demokrat”, përfundoi ai./Abcnews.al/