Sarah Berisha është një nga ish-banoret më të dashura nga reality shoë “Big Brother Vip”. Ajo u përfol shumë për raportin e këndshëm me Dj PM, me të cilin po vazhdojnë njohjen edhe pas daljes.
Ndërkohë, sa i përket karrierës, Sarah aktualisht është moderatorja më e re e spektaklit të humorit “Kosherja” në ABC.
Mirëpo, pas suksesit të Sarës, fansat kanë kërkuar që edhe motra e saj, Ditea, e cila nuk është një emër i panjohur për publikun, të bëhet pjesë e shtëpisë së famshme.
Në një pyetësor të bërë në Instagram, ajo është pyetur nëse do të bëhej pjesë e Big Brother 2 dhe ajo është shprehur: “Nëse do më vijë ftesa pse jo”.
Duket që Ditea është duke e menduar, gjithsesi na mbetet të presim nëse do të jetë në listën e konkurrentëve të “Big Brother 2”./abcnews.al