Jean-Luc Mélenchon, politikan francez dhe kandidat në zgjedhjet presidenciale, ka përjetuar një moment të sikletshëm, kur gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar i hodhi miell në fytyrë.
Jean-Luc Mélenchon (ainsi que les journalistes sur place) viennent d’être enfarinés par une personne non identifiée à la #MarcheDesLibertés. Réaction de #Mélenchon : “Je suis vivant tout va bien ce n’est que de la farine”. #12juin pic.twitter.com/TnQNh1uiyn
— BLAST (@blast_france) June 12, 2021
Deri më tani lidhur me këtë incident nuk është arrestuar askush, ndërsa Melenchon ka theksuar se një gjë e tillë “duhet të marrë fund”. Kujtojmë që javën e kaluar presidentin francez, Emmanuel Macron, u godit me shuplakë nga një i ri.
Autori, i cili u arrestua dhe është dënuar me katër muaj burg./abcnews.al