Stafi i restorantit Red Robin rikuperoi unazën e martesës së një klienti duke gërmuar nëpër pesë thasë me mbeturina.
Diane Kilts, 75 vjeçe, vuri re se i kishte humbur unaza kur ishte në gjysmë të rrugës në shtëpi pasi kishte ngrënë në restorant. E moshuara besonte se e humbi unazën ndërsa fshiu duart nga një hamburger të mbushur me salcë Barbecue, ketchup dhe majonezë.
Miqtë e Kilts telefonuan restorantin në emër të saj dhe megjithëse plehrat ishin tashmë në kompaktues, ndihmësi i menaxherit të restorantit Breck Roop dhe një biznesmen Miguel Garcia, nxorrën çantat dhe filluan të gërmojnë nëpër mbeturina. Në fund, ata ishin në çantën e pestë kur gjetën unazën./abcnews.al