Pas shpërthimit në tetor, ura e Krimesë hapet në prag të përvjetorit të luftës

schedule14:21 - 23 Shkurt, 2023

schedule 14:21 - 23 Shkurt, 2023

Ura e Krimesë, e cila u shkatërrua në vjeshtë nga një shpërthim u rihap sot, njoftoi zëvendëskryeministri rus, në prag të përvjetorit të parë të sulmit rus në vendin fqinj.

Shpërthimi i një kamioni me bombë në fillim të tetorit në këtë urë, i cili simbolizon për Kremlinin fuqinë e tij dhe aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë, ishte një poshtërim për Rusinë, megjithëse autoritetet ukrainase ende mohojnë se kanë sulmuar urën.

Zëvendëskryeministri Marat Khusmulin tha se punëtorët punuan intensivisht për përfunduar riparimin e urës në 4.5 muaj, duke përfunduar 39 ditë përpara afatti, një “dhuratë e madhe” që ai e quajti ndërsa Rusia feston sot Ditën e Mbrojtësit të Atdheut.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!