Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas shkollori/ Kumbaro: Dyfishohet pagesa e shpërblimit dhe zgjerohet lista e mësuesve që mund të kontribuojnë

schedule10:38 - 10 Prill, 2026

schedule 10:38 - 10 Prill, 2026

Nga mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi se në vazhdim të ndryshimeve ligjore të muajit mars, një vendim i ri i Këshillit të Ministrave mbështet zgjatjen e kohës së qëndrimit në shkollë që kombinon programin e detyrueshëm me aktivitetet në kuadër të programit “Pas Shkolle” dhe për këtë arsye, ka vendosur dyfishimin e honorarit me të cilin shpërblehen orët jashtë programit mësimor të detyruar, duke e çuar në 1000 lekë për një orë nga 500 lekë që ishte e parashikuar, si dhe duke e hapur listën e bashkëpunimit përtej mësuesve të shkollave, me mësues në pension, ekspertë e specialistë të arteve, zejeve, etj.
“Kjo pjesë e programit duhet të mbështetet financiarisht, kjo është arsyeja pse sot këshilli i ministrave që të dyfishojë honorarin me të cilin shpërblehen këto orë jashtë mësimit të detyruara në shifrën 10 mijë lekë të vjetra për orë, për 60 minuta. Ishte e parashikuar 5 dhe kemi mbërritur në 10.
Jo vetëm kaq, por ne hapin listën e bashkëpunëtorëve me mësuesit që janë brenda sistemit shkollor, të cilët pasi kanë kryer orët e detyrueshëm dhe ndoshta nuk kanë energjinë e duhur për të vazhduar edhe dy tre orë të tjera, por e hapim këtë listë, tashmë me këtë vendim për mësues që janë në pension, që janë aktiv dhe kanë dëshirë të jenë pjesë e këtij programi, për specialist të ndryshëm të arteve, të muzikës për artizanë”, tha ministrja Kumbaro duke bërë një ftesë për të gjithë figurat e arsimit, artit, sportit që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë program.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!