Pas shkatërrimeve që la pas uragani Dorian, Bahamas përgatitet të përballet me stuhinë tropikale Humberto, e cila sipas parashikimeve do të shoqërohet me reshje të dendura dhe me erëra me një shpejtësi prej 45 kilometrash në orë.
Autoritetet në vend paralajmëruan skuadrat e shpëtimit, të cilat po kërkojnë ende të zhdukurit si pasojë e uraganit Dorian, se përmbytjet e stuhisë së re mund të pengojnë kërkimet.
Uragani shkaktoi të paktën 52 viktima, rreth 1300 të humbur dhe 15 mijë të pastrehë. Humberto mund të transformohet në uragan dhe të drejtohet në Florida brenda tre ditëve. Aeroportet në ishull janë hapur, por fluturimet janë të kufizuara./ABC News Albania 24/7

