Pas sherrit për të ish-dashurin, 19-vjeçarja masakron shoqen duke e kafshuar

schedule11:02 - 22 Nëntor, 2019

schedule 11:02 - 22 Nëntor, 2019

Një 19-vjeçare ka qenë në burg për 16 muaj pasi kafshoi në fytyrë shoqen e saj pas një sherri për ish-të dadhurin e kësaj të fundit në një klub nate.

Danielle Gaffar, 19 vjeç, kreu sulmin e tërbuar ndaj Kyra Strachan, atëherë 18 vjeç, në klubin Aura në Dundee, Skoci më 3 shkurt.

Gjykata e Dundee mësoi se dy vajzat ishin mikesha por ishin grindur për shkak të ish të dashurit të Gaffer.

Gjykatësi tha se Kyra kishte nevojë për operacione plastike si rezultat i sulmit. Gaffar pranoi fajin që e kishte kapur nga flokët shoqen e saj, duke e hedhur në dysheme dhe i ka vendosur brrylin në fyt e më pas e ka kafshuar duke i shkaktuar shpërfytyrim të përhershëm në fytyrë.

Fotografitë e tmerrit të postuara në mediat sociale në atë kohë treguan faqen e Kyra-s pas sulmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!