SHBA, Afrika e Jugut dhe Bashkimi Europian do të ndalojnë përkohësisht shpërndarjen e vaksinës Johnson & Johnson, pas raporteve të mpiksjes së gjakut.
Kujtojmë se ditën e djeshme Agjencitë Ameriane kanë kërkuar pezullimin e kësaj vaksine, pasi ishin raportuar 6 raste të mpiksjes së pazakontë të gjakut në mesin e më shumë se 6.8 milion të vaksinuarve vaksinës.
Johnson & Johnson gjithashtu ka ndërprerë shpërndarjen e saj në BE, e cila filloi këtë javë.
FDA tha se po rekomandonte një pauzë të përkohshme dhe konfirmoi që një pacient ka vdekur nga ndërlikimet e mpiksjes së gjakut dhe një tjetër është në një gjendje kritike.
Duke ndjekur këshillën, të gjitha vendet federale në SHBA kanë ndaluar përdorimin e vaksinës derisa të përfundojnë hetimet për sigurinë e saj.
Me vaksinën J&J po ndodh njësoj si me dozat e AstraZenecas, e cila u pezullua gjithashtu për shkak të raportimeve për mpiksje gjaku./e.b-abcnews.al