Drejtuesit e Liverpool rinovuan kontratat ditën e djeshme me Jurgen Klopp dhe James Milner. Një lajm fantastik për tifozët, sidomos ai i zgjatjes së bashkëpunimit me trajnerin gjerman.
Tani është radha e merkatos dhe “The Reds” janë shumë afër zyrtarizimit të goditjes së parë. Objektivi është Takumi Minamino, japonezi i Salzburg. 24-vjeçari aktivizohet në rolin e sulmuesit të djathtë dhe po surprizon me paraqitjet e tij.
Minamino ka shënuar 9 gola këtë sezon, njërin prej tyre në ndeshjen kundër ekipit të Klopp në “Anfield” dhe pritet të transferohet në Premier League në janar. 8 milionë euro do të paguajë Liverpool në arkat e kampionëve të Austrisë për të siguruar shërbimet e lojtarit aziatik. /abcnews.al