Pas Ramës, edhe Osmani fotografohet krah presidentit Joe Biden

schedule18:32 - 22 Shtator, 2022

schedule 18:32 - 22 Shtator, 2022

Gjatë qëndrimit në SHBA, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar sot me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, Presidentja Osmani e ka përshkruar shkurt fotografinë e publikuar me Presidentin Biden dhe bashkëshorten e tij, Jill Biden.

“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Osmani.

Gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Osmani ka takuar edhe Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe personalitete të tjera.

Ndërkohë, një foto me Biden dhe Zonjën e Parë të SHBA-ve ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama i cili në krah kishte edhe Linda Ramën. /abcnews.al/