Pas pushimeve në Antalia, pensionistja gabimisht përfundon në Moskë në vend të Mynihut

schedule08:55 - 5 Qershor, 2023

schedule 08:55 - 5 Qershor, 2023

Një pensioniste 79-vjeçe nga Mynihu ka humbur avionin e saj pas pushimeve në Antalia të Turqisë dhe në vend të Mynihut ka përfunduar në Moskë.

E moshuara hipi në aeroplan pas një pushimi dhjetëditor në Antalia, por në vend të Mynihut, siç ishte planifikuar, ajo përfundoi në Moskë.

Ajo po kthehej në Mynih më 26 maj dhe ndërsa priste nisjen, porta e imbarkimit u ndryshua, kështu që ajo gabimisht qëndroi në radhë për një fluturim për në Moskë.

Kur mbërriti në Moskë, gruaja priti disa orë derisa i lëshuan një biletë për t’u kthyer në Turqi.

Ajo e kaloi natën në Stamboll në një stol dhe në mëngjes hipi me sukses në një fluturim për në Mynih.

Gruaja kaloi 30 orë në rrugë dhe tani synon të kërkojë dëmshpërblim nga “Turkish Airlines”, që drejtonte fluturimin drejt Moskës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!