Pas protestës, nis rehabilitimi i rrugës Rrëshen-Bukmirë

schedule15:43 - 30 Shtator, 2022

schedule 15:43 - 30 Shtator, 2022

Protesta e banorëve duket se ka ndërgjegjësuar kompaninë përgjegjëse që të ndërhyje për rehabilitimin e rrugës Rrëshen-Bukmirë.

Fadromat kanë nisur punën për ta kthyer atë në të kalueshme. Banorët kërkojnë rikonstruksionin e plotë të rrugës me gjatësi 16 km.

“Ajo rrugë doli jashtë kontrollit. Nëse nuk ndërhyhet me themel. Ajo rrugë do të prishet prapë”.

Kryetari i bashkisë Mirditë, Ndrec Deda premtoi se punimet që një situatë e tillë nuk do të përsëritet më.

“Ky aks rrugor është dëmtuar më shumë. Dhe siç po e shikoni ka nisur puna. Kompania ka nisur  punën për rehabilitimin e rrugës me cilësi më të lartë.”

Rruga Rrëshen-Bukmirë është ndërtuar ne vitin 2017 nga kompania që shfrytëzon HECI-in në këtë zonë. Për shkak të shirave ditët e fundit, një pjesë e saj u shemb duke rrezikuar jetën dhe izolimin e banorëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!