Pas Prizrenit, edhe Peja del nga karantina

schedule20:12 - 5 Maj, 2020

schedule 20:12 - 5 Maj, 2020

Pas Prizrenit, Peja është një tjetër komunë e Kosovës që ka dalë nga karantina. Njoftimin është dhënë nga komuna e Pejës.

Vendimi për karantinimin e Pejës ishte marrë më 24 prill pas paraqitjes së një numri të madh të rasteve me koronavirus në këtë komunë.

Në kosovë deri më tani kanë humbur jetën nga koronavirusi 26 persona ndërsa janë konfirmuar të infektuar 855 të tjerë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë shfuqizon vendimin e datës 24.04.2020 mbi shpalljen zonë karantine të komunës së Pejës.

Me vendimin e sotëm Peja frymon edhe më lirshëm kundrejt masave parandaluese për Covid-19.

Të jemi të vetëdijshëm se vetëm me kulturë dhe disiplinë kemi të ardhme të shëndoshë./abcnews.al