Pas përplasjeve, firma kërkon takim me naftëtarët e Ballshit

schedule12:23 - 14 Tetor, 2020

schedule 12:23 - 14 Tetor, 2020

Naftëtarët e Ballshit vijojnë edhe sot protestën e tyre paralel me grevën e urisë. Mëngjesin e sotëm ata u futën me forcë në ambientet e brendshme të uzinës.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se naftëtarët të cilët qendrojnë para zyrave të administratës u kontaktuan nga firma dhe u la një takim mes firmës dhe përfaqësuesve të naftëtarëve.

LEXO EDHE: 17 ditë grevë urie, naftëtarët e Ballshit përplasen me policinë, hyjnë më forcë në uzinë: Po tallen me ne

Nuk dihet për cilën firmë bëhet fjalë. Ndërkohë pjesa tjetër e naftëtarëve do presin brenda uzinës.

“Vendosim të shkojmë 4-5 persona. unë them ta dëgjojmë, biem dakord apo jo është tjetër gjë. Nuk dimë asgjë me detaje”, deklaroi Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së naftëtarëve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!