Pas përplasjes për vilën në Gjirin e Lalzit deputetët e PD si duket janë qetësuar dhe kanë filluar të mbledhin disa firma për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për vendimet dhe shpalljen e investitorëve strategjik.
Përmes disa fotove shihet se deputetit Gazment Bardhi negocion me kolegët e tij demokratë për të firmosur nismën. Megjithatë deri më tani në fletë ka shumë pak firma.
Kujtojmë se dje maxhoranca rrëzoi në Konferencën e Kryetarëve kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni të përhershëm për Investitorët Strategjik.
/abcnews.al