Mario Mandzukic është pensionuar nga futbolli i luajtur sezonin e kaluar teksa vendosi të var këpucët në gozhdë, tanimë për të ka filluar një eksperiencë e re, përsëri në sektorin e futbollit.
Federata kroate ka bërë të ditur se ish-sulmuesi i Juventusit do të behet pjesë e stafit të trajnerit Zlatko Dalic.
Në këtë mënyrë Mandzukic do të vazhdojë të jetë pjesë dhe të kontribuojë për kombëtaren kroate por tani si pjesë e stafit të saj dhe jo më si futbollist.
Si futbollist ish-sulmuesi i Juventusit ka arritur të shënojë 33 gola në 89 paraqitje të tij me Kroacinë. /f.a/abcnews.al