Pas mbylljes së numërimit të votave për subjektet politike në shumë bashki të vendin që ditën e djeshme ka filluar numërimi i votave për kandidatët.
Në disa Qarqe madje numërimi ka ecur me ritme shumë të mira, ndërkohë që është ndërprerë mbrëmjen e djeshme në orën 24:00 për tu rifilluar sot në orën 9:00.
Këto janë zgjedhjet e para, ku votuesi ka pasur mundësi për të votuar edhe për kandidatin, jo vetëm për partinë. Me anë të këtij ndryshimi, është bërë i mundur që lista e kandidatëve të renditura nga kryetari i partisë, të ndryshojë në varësi të votave të marra.
Ndërkohë deri më tani nga kutitë e numëruara në Shkodër rezulto se kandidati më i votuar për PS-në është Benet Beci në Vlorë kryesocialisti Rama ka grupuar 10660 vota.
Ndërsa në Tiranë kandidati demokrat më i preferuar është kreu i FRPD-së Belind Këlliçi me 883 vota, i ndjekur nga Lulzim Basha 279 vota, më pas vjen Agron Shehaj me 193 vota, Orjela Nebijaj 155, Sali Berisha ka vetëm 98 vota./abcnews.al