President amerikan Joe Biden është takuar me kryeministrin italian Mario Draghi pas vizitës që pati më herët me presidentin Sergio Mattarella dhe Papa Françeskun. Ai bashkë me Zonjën e Parë patën një dëgjesë me Papën në Vatikan.
Çifti Biden u ulën në Romë të premten në mëngjes me orën lokale, pasi u larguan nga Uashingtoni të enjten.
Biden do të marrë pjesë në Samitin e G20 këtë fundjavë dhe është planifikuar të mbajë një sërë takimesh kyçe me liderët botërorë në Romë. Më pas ai do të udhëtojë në Glasgow të hënën për të marrë pjesë në COP26, një samit i OKB-së për klimën. /abcnews.al/