Një 26-vjeçar me iniciale G.D. është shpallur në kërkim nga policia, pasi gjatë një konflikti me tre persona në rrugën “Naim Frashëri” në kryeqytet ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në lidhje me këtë ngjarje janë vënë nën hetim edhe tre personat që janë përfshirë në konflikt me 26-vjeçarin, konkretisht L. D., 21 vjeç, E. D., 20 vjeç dhe M. A., 20 vjeç.
Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 identifikuan dhe shpallën në kërkim personin që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikt me 3 shtetas të tjerë, shtetasin G. D., 26 vjeç, pasi me datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri” pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit L. D., 21 vjeç, E. D., 20 vjeç dhe M. A., 20 vjeç, pasi janë konfliktuar me shtetasin G. D.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al