Loredana duket më tërheqëse se kurrë pas ndarjes nga Mozzik. Reperja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër ka ndarë në rrjete sociale disa fotografi ku duket mjaft provokuese. Kjo i ka surprizuar ndjekësit e saj pasi rrallëherë e kemi parë Loredanën të shfaqet me bikini.
Reperja konfirmoi se i ka dhënë fund lidhjes me babain e vajzës së saj pak muaj pasi konfirmuan se janë rikthyer bashkë. Lori bëri një sqarim të gjatë duke thënë se pavarësisht se u munduan që ta bënin lidhjen të funksiononte, nuk mundën të kishin një raport të shëndetshëm.
Ajo tha se kanë mbetur miq të mirë për hir të Hanës. Sakaq, ata pritet të sjellin albumin e përbashkët “No Rich Parents”. Disa këngë që janë pjesë e tij janë publikuar dhe kanë rezultuar një sukses për dyshen e artistëve.
/abcnews.al