Pas më shumë se katër muajsh liri, kapet gomari i arratisur

schedule19:51 - 28 Tetor, 2021

schedule 19:51 - 28 Tetor, 2021

Një gomar i arratisur u është kthyer pronarëve të tij pas më shumë se katër muajsh në liri.

Departamenti i Policisë në Rhode Island  tha se gomari, i cili u arratis nga shtëpia e tij e re në qershor, u ribashkua me pronarët e tij.

Gomari u kap nga një fermer, i cili e vuri re kafshën në pronën e tyre dhe përdori pak ushqim për ta ‘joshur’ atë.

Pronarja Karen Lanoue tha se gomari femër ishte blerë si shoqërues për gomarin e saj në miniaturë, por e reja iku menjëherë pasi mbërriti në pronë.

Lanoue tha se tani po shqyrton emrat për gomarin duke përfshirë “Traveling Jane” dhe “Runaround Sue”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!