Ambasada e Ukrainës në Londër ka nisur tashmë përgatitjet për një vizitë të kryeministres së rë të Britanisë së Madhe, Lis Truss, në Kiev, sipas një deklaratë të ambasadorit ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar, Vadim Prystaiko.
“Kur të bëhet zyrtarisht kryeministre, mendoj vizita ee Liz Truss në Kiev nuk do të vonojë. Tashmë ne si sistem diplomatik kemi filluar përgatitjen për mbërritjen e Lis Truss në Kiev”, tha Pristaiko.
Ambasadori ukrainas vuri në dukje gjithashtu se ai e mirëpriti deklaratën Truss për gatishmërinë për të përdorur armë bërthamore nëse do të ishte e nevojshme.
“Rusia mori një mesazh të fortë. Liz Truss e kupton shumë mirë dhe ministri ynë i Jashtëm Dmytro Kuleba i ka kujtuar asaj se Britania është një nga ato vende që ka premtuar të mbrojë Ukrainën”, tha ambasadori.
/abcnews.al