“Pas luftës kush jemi ne”, pas suksesit në Prishtinë shfaqja vjen në skenën e Arturbinës. Si një nderim për të gjithë ata që dhanë gjithçka. Një përfaqësim i të vërtetës së historisë por e vërtetuar edhe me anë të artit
Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, kompozitori Trimor Dhomi tregoi se qenë shumë sfiduese për ta vendosur në skenë.
“Ka qenë shumë sfiduese dhe shpesh herë kemi ngecur në procese futje. Tema është shumë e ndjeshme dhe është shumë e vështirë për të dalë në pjesën artistike dhe për ta sjellë në kohën e sotme në një mënyrë të tillë. Për ta vendosur në skenë fillimisht është mbrojtja apo vetëmbrojtja se mos bën ndonjë mëkat nga ana artistike”.
Ndërsa Robert Nura regjisor koreograf gjatë intervistës, u shpreh se janë përpjekur për të gjetur formën më të mirë, për ta sjellë këtë shfaqje.
“Jemi vendosur për të gjetur formën më të mirë. Tek kjo shfaqje gjërat kanë shkuar paralel dhe që ka të bëjë me mënyrën se si interpretojnë aktorët por edhe ndërtimi muzikor që është shumë origjinal dhe një bazë shumë e mirë që ka dalë prej procesit. Sfidë shumë e madhe por jemi munduar të gjejmë një formë që flet me botën siç është gjuha e trupit dhe me qenë sa më bashkëkohor sepse tema nuk ka përket vetëm ne. Por kjo shfaqje është nisur nga ajo që ne kemi kaluar për të shkuar tek ajo që e gjitha bota pastaj përballet me luftë. Gjithë ekipi ka dhënë kontribut edhe për të gjetur anën artistike, mbi një temë të caktuar që është e fokusuar mbi fëmijët e vrarë në luftë. Dhe për të shkuar tek kategoria që për fat të keq mbetet e pazgjidhur që janë të pagjetur. Kemi dashur të kemi një botë në mes as në tokë dhe as në qiell. Deri sa këta njerëz nuk gjendet duhet të kenë një formë. Kjo është si një model, si një zgjidhje skenike”, tha ai.
/abcnews.al/