Pas luftës kundër bandave, El Salvador shpall luftën kundër korrupsionit

schedule10:21 - 2 Qershor, 2023

schedule 10:21 - 2 Qershor, 2023

Presidenti i El Salvadorit , Naguib Bukele, prezantoi ditën e djeshme planet për uljen e numrit të bashkive në vend, uljen e numrit të deputetëve (në 60 nga 84), ndërsa njoftoi se po shpall “luftën kundër korrupsionit”, duke premtuar se si do të ndërtohet një burg i ri për të strehuar kriminelët e jakave të bardha.

“Ashtu siç luftuam kundër krerëve të bandave, me gjithë forcën e shtetit, ne po bëjmë një luftë kundër korrupsionit”, theksoi Bukele.

“Ashtu siç ndërtuam një burg për terroristët, do të ndërtojmë një për të korruptuarit,” shpjegoi ai.

Kreu i ri i shtetit u shpalli luftë bandave në mars të vitit 2022, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Në 14 muaj, rreth 69,000 kriminelë të dyshuar u arrestuan pa urdhër arresti. Rreth 5 mijë u lanë të lirë pasi u konstatua se nuk kishin lidhje me “maras”, sipas autoriteteve.

Pavarësisht kritikave ndaj metodave të autoriteteve nga organizatat joqeveritare dhe Kisha Katolike, nëntë në dhjetë qytetarë  e miratojnë “luftën” e pamëshirshme të presidentit kundër grupeve kriminale.

Kritikët e tij, megjithatë, tregojnë për valën e arrestimeve dhe burgimeve arbitrare, torturimin e të dyshuarve dhe vdekjen e dhjetëra njerëzve në paraburgim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!