Pas largimit të rusëve, trupat e tre civilëve të torturuar gjenden në Sumy

schedule08:18 - 5 Prill, 2022

schedule 08:18 - 5 Prill, 2022

Trupat e tre civilëve të torturuar janë gjetur në distriktin Konotop, rajoni  i Sumy-t. Bëhet fjalë për zona të cilat ishin të pushtuara nga trupat rusë, të cilat u çliruan të dielën.

Lajmin e bën të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale të Sumy-t, Dmytro Zhyvytskyi. Trupat u gjetën nga ushtria ukrainase.

Kujtojmë se të paktën 400 viktima janë gjetur vetëm në Bucha, në periferi të Kievit pasi zona u çlirua nga rusët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!