Pas largimit nga Partizani, Shehi mbetet në superiore

schedule11:56 - 23 Janar, 2022

schedule 11:56 - 23 Janar, 2022

Dajan Shehi është larguar përfundimisht nga Partizani. Fillimisht ishte qendërmbrojtësi ai i cili në rrjetet sociale bëri falënderimet e rastit dhe njoftoi largimin, më pas menjëherë erdhi edhe njoftimi i demave nëpërmjet një komunikate.

Pas largimit nga Skënderbeun, për Shehin mund të nisë një aventurë e re me një skuadër tjetër, sigurisht në Abissnet Superiore.

Siç mësohet Skënderbeu dhe mbrojtësi kanë biseduar mes tyre dhe palët kanë rënë dakort parimisht që pjesën e dytë të sezonit të bashkëpunojnë së bashku.

Në këtë mënyrë 24-vjeçari do të vihet kështu nën urdhërat e Migen Memellit si një përforcim me shumë me vlera për korçarët të cilët synojnë të qëndrojnë mes më të mirëve në kampionatin shqiptarë.

Shehi me Partizanin luajti vetëm 6 ndeshje në kampionat dhe vetëm katër herë u preferua si titullar nga Ilir Daja. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!