Pas konfliktit për tokën krisi arma, ky është i riu që dyshohet të jetë vrarë nga babai

schedule21:21 - 13 Qershor, 2022

schedule 21:21 - 13 Qershor, 2022

Këta janë babë e bir të përfshirë në tragjedinë e ndodhur pasditen e së hënës në në fshatin Peran të Podujevës. Sipas medias lokale, Llapi.info dyshohet se E. Ismajli ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri nga i ati N. Ismajli pas një konflikti për pronën.

Lajmin e vrasjes për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!