Pas komenteve negative për faturën 161 mijë euroshe, Nusreti iu përgjigjet kritikëve me një biftek të “artë”

schedule11:02 - 21 Nëntor, 2022

schedule 11:02 - 21 Nëntor, 2022

Shefi i famshëm turk, Nusret nuk është shqetësuar aspak nga “lumi” i komenteve negative që ka marrë për faturën prej 161 mijë eurosh të paguar nga klientët në restorantin e tij në Abu Dhabi. Megjithëse nuk e ka zbuluar kush e pagoi shumën e kripur, ai iu përgjigj kritikave me një biftek të “artë”.

Në veçanti, Salt Bae, siç quhet ndryshe shefi i famshëm turk falë mënyrës se si kripos mishrat që shërben, postoi një video me një biftek të mbuluar me fletë ari 24 karatësh. “Banka Federale”, ka shkruar Nusret krahas videos në Instagram.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!