Pas Kinderit, një tjetër fabrikë çokollate rezulton me salmonelë

schedule11:49 - 1 Korrik, 2022

schedule 11:49 - 1 Korrik, 2022

Pas çokollatës Kinder, një rast i ri ka rezultuar me salmonelë. Bëhet fjalë për grupin Barry Callebaut dhe në të vërtetë në fabrikën më të madhe të çokollatës në botë.

Më konkretisht, grupi zviceran Barry Callebaut, një prodhues global i produkteve të kakaos dhe çokollatës, njoftoi dje se ka ndërprerë prodhimin në fabrikën e tij në Visé në Belgjikë, pas zbulimit të salmonelës në një seri produktesh.

“Ekspertët tanë të kontrollit të cilësisë identifikuan ‘lecitinen’ si shkaktarin”, tha grupi në një deklaratë.

Një zëdhënës sqaroi se “shumica e produkteve të kontaminuara janë ende në fabrikën Visse” dhe se grupi po kontakton 73 klientë për të siguruar që nuk ka kontaminim në nivel konsumator.

Çfarë është lecitina? Është një substancë yndyrore që përdoret gjerësisht në prodhimin e çokollatës për të lidhur përbërës të tjerë të çokollatës.

Ky incident përkoi me rihapjen e fabrikës Ferrero që ishte mbyllur prej rreth tre muajsh për arsye të ngjashme. Më konkretisht, fabrika e Mondelez në Belgjikë mori dritën jeshile për rihapjen më 17 qershor./abcnews.al