Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, pati kritika të forta për skuadrën e tij pas humbjes me Partizanin, dhe kërkoi reagim për të mos rrezikuar Superligën. Presidenti Halili, ndërkaq, akuzoi arbitrat për shumë pikë të humbura nga ekipi
Nuk donin që ky triumf të ndodhte pikërisht në ndeshjen e tyre.
Tek Tirana u ndjenë si në një ditë zie pas humbjes së derbit, dhe pasi i dorëzuan pa dashje, por edhe pa fuqi, titullin rivalit të tyre kryesor, Partizanit.
Trajneri Ardian Mema, tepër i mërzitur, gjithsesi, gjeti forca për ta thënë të vërtetën e hidhur.
I ndryshëm qendrimi i presidentit Refik Halili.
Numri 1 i klubit, edhe pse dukshëm i tronditur, komentoi ndeshjen me fjalë të përgjithshme, u tregua sfidues ndaj Kastriotit, ndërsa akuzoi edhe arbitrat.
Tirana rrezikon seriozisht qëndrimin në Superligë, për të dytën herë në tri sezonet e fundit, ndërsa vendimtare duket se do të jetë sfida direkt ndaj Kastriotit në kryeqytet./ABC News Albania 24/7