Pas Gjilanit edhe Llapi i thotë lamtumirën Conference, barazimi i sfidës së sotme nuk mjafton

schedule22:10 - 14 Korrik, 2022

schedule 22:10 - 14 Korrik, 2022

Pas Gjilanit tashmë Llapi është skuadra tjetër që i thotë lamtumirë Conference League, pasi Buducnosti kaloi më tej.

Në “Fadil Vokrri”, vendasit nuk ia dolën që të kalonin në turin e dytë të kompeticionit, pasi barazimi 2-2 nuk mjaftoi.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Podgoricë ishte mbyllur 2-0 në të mirë të malazezëve, duke bërë që këta të fundit me rezultat të përgjithshëm 4-2 kaluan tutje.

Ky është viti i dytë për Llapin që nuk arrin të kalojë një turn ë kompeticionet europiane, pasi eliminohet që në turin e parë të tyre./f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!