Pas Gjermanisë, edhe Finlanda kërkon sqarime nga ambasadori rus për vdekjen e Navalny

schedule15:43 - 19 Shkurt, 2024

schedule 15:43 - 19 Shkurt, 2024

Ambasadori rus në Finlandë është thirrur të hënën në Ministrinë e Jashtme në Helsinki në lidhje me vdekjen e Alexey Navalny në burg, vdekja e të cilit në moshën 47-vjeçare u njoftua të premten e kaluar.

Ministria kërkon të kuptojë nëse Rusia është përgjegjëse për vdekjen e tij dhe kërkon një hetim të plotë e transparent. “Ne vazhdojmë të kërkojmë për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Rusi”.

Më herët, gjatë ditës së sotme edhe ministria e Jashtme gjermane thirri ambasadorin rus në një takim për të dhënë sqarime për vdekjen e kritikut të Putinit. Ministria kërkoi gjithashtu lirimin e të gjithë të burgosurve në Rusi për arsye politike, tha një zëdhënës, duke shtuar: “Është tronditëse që njerëzit po arrestohen në Rusi për vendosjen e luleve për nder të vdekjes së Alexei Navalny”.

Javën që shkoi edhe Britania e Madhe kërkoi sqarime nga zyrtarët e ambasadës ruse në lidhje me këtë ngjarje. Perëndimi ka drejtuar gishtin drejt Putinit si përgjegjës për vdekjen e Navalnyt në burg./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!