Al-Ittifaq ka plane të shpenzojë shumë në tregun e merkatos për trajnerin e ri Steven Gerrard, sipas gazetarit Ben Jacobs.
Prioritet janë Philippe Coutinho, me të cilin Gerrard tashmë ka punuar në klubin nga Birminghami.
Sauditët janë të interesuar edhe për transferimin e Jesse Lingard, i cili tashmë është lojtar i lirë dhe po stërvitet me Inter Miami. Ai është i hapur për të shkuar në Arabinë Saudite.
Coutinho luan për Aston Villa që nga janari i vitit 2022. Sezonin e kaluar ka shënuar 1 gol në 22 ndeshje.
Lingard luajti për Nottingham Forest sezonin e kaluar. Ai ka shënuar 2 gola në 20 ndeshje. /G.D abcnews.al/