Pas Georgias edhe gjykata në Michigan ka hedhur poshtë procesin gjyqësor të sjellë nga ekipi i Trump që kërkoi ndalim të menjëhershëm të numërimit të votave derisa përfaqësuesit e saj të kishin qasje “kuptimplotë” në numërimin dhe gjykimin e votave.
Cynthia Stephens ishte tepër skeptike gjatë një seance virtuale të enjten në lidhje me mungesën e provave të pranueshme në çështje dhe nëse fushata kishte paditur partinë e duhur.
“Ajo që unë kam është, në rastin më të mirë, një deklaratë që adreson një dëm që do të ishte i rëndësishëm”, tha gjykatësja Cynthia Stephens. “Ne kemi një dëshmi që nuk është njohuri e dorës së parë.”, shtoi ajo.
Më herë gjykata në Georgia hodhi poshtë padinë e ekipit të Trumpit, që pretendonte se mungojnë fletët e votimit në këtë shtet.
Stafi i presidentit aktual ishte përpjekur të argumentonte, se kinse zyrtarët e zgjedhjeve po përpiqeshin të numëronin fletëvotimet e pavlefshme në Georgia.
Mediat ndër të tjera bëjnë me dije se në momentin që kanë kërkuar prova për këtë aspekt nga paditësit nuk kanë mundur ta sigurojnë një gjë të tillë.
Ndërkohë një ditë më parë përfaqësues të partisë Republikane kanë tentuar që përmes rrugëve ligjore të kundërshtojnë rezultatet në disa shtete. /abcnews.al