Pas fustanit viral, a e dini se çfarë ngjyre janë këto atlete?

schedule11:00 - 20 Mars, 2023

schedule 11:00 - 20 Mars, 2023

Disa vite më parë, njerëzit në internet patën një debat të ashpër për ngjyrën e një fustani, nëse ishte i zi mee blu apo i bardhë dhe i artë. Tani, një “trend” i ri që ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve është një foto me atlete të postuara nga një përdorues i Twitter-it i quajtur Igor Çobanović.

Ai postoi një foto të atleteve dhe pyeti miqtë e tij: “Çfarë ngjyre janë këto atlete?”

Që atëherë, ka pasur një ortek komentesh dhe diskutimesh nëse atletet janë gri dhe jeshile apo rozë dhe të bardhë.

– Nëse ana e djathtë e trurit është mbizotëruese, atëherë shihni ngjyrën rozë dhe të bardhë.

– Nëse ana e majtë e trurit është mbizotëruese, atëherë ju shihni jeshile dhe gri.

Atletet që shihni në foto shkaktuan shumë polemika pasi jo të gjithë e shohin të njëjtën ngjyrë. Edhe mes nesh, disave iu duk gri-blu (jeshile), e të tjerëve rozë-bardhë. Tani gjysma e redaksisë është dakord që atletet janë gri dhe gjysma tjetër pretendon se janë rozë dhe ne nuk mund të pajtohemi sepse ngjyra na duket ndryshe. Ky iluzion optik ka bërë bujë në të gjithë botën dhe njerëzit prej ditësh po debatojnë për ngjyrën e atleteve.

Fatmirësisht ka një zgjidhje, atletet janë padyshim rozë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!