Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas fjalimit të lamtumirës, Trump niset për në Florida

schedule15:11 - 20 Janar, 2021

schedule 15:11 - 20 Janar, 2021

Pas fjalimit të lamtumirës në bazën ushtarake, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania janë nisur për në Florida.

Ata u ngjitën në Air Force One, dhe nga ana tjetër Joe dhe Jill Biden u panë duke lënë Blair House, pranë Shtëpisë së Bardhë, për të udhëtuar në një shërbim kishe me pjesën tjetër të udhëheqjes republikane dhe nënkryetaren e ardhshme Kamala Harris.

Lexo edhe: Trump mban fjalimin fundit: Ishte nder të isha president i Amerikës

Fluturimi i fundit i një presidenti në largim zakonisht quhet Misioni Ajror Special. Paraardhësi i Trump, Presidenti i 44-të Barack Obama, u largua nga qyteti në një fluturim të njohur zyrtarisht si Misioni Special Ajror 44.

Por largimi i hershëm i Trump nga Shtëpia e Bardhë do të thotë se ai do të vazhdojë të jetë president për të gjithë fluturimin e tij në Florida. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!