Pas fitores se zbehtë, presidenti polak do të drejtojë një vend të ndarë në dy pjesë

schedule13:44 - 4 Gusht, 2020

schedule 13:44 - 4 Gusht, 2020

Të enjten presidenti Andrej Duda do të betohet para dy degëve të parlamentit polak pasi u rizgjodh në korrik falë shumë pak votash më shumë se rivali i tij kryesor.

Gjykata e lartë ndër të tjera shpalli të vlefshme fitoren e tij meqenëse parregullsitë e regjistruara ishin të shumë të vogla dhe nuk ndikonin në përmbysjen e rezultatit.

Balotazhi i dha një fitore të zbehtë Dudës, i cili në të gjithë Euvropën njihet për qëndrimet e tij konservatore, dhe partia e tij e të djathtës radikale ka mazhorancën në parlament

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale ishte një rekord në historinë e vendit. Më shumë se 67 për qind e polakëve me të drejtë vote shkuan në qendrat e votimit duke shpërblyer opozitën me 10 milion vota.

Ndërkohë janë 6 mijë denoncimet nga ana e zgjedhësve, por vetëm 92 u justifikuan. Besnikët e Dudës festojnë dhe pse të kujdesshëm pasi tashmë përballen me një vend të ndarë në dysh. Duda fitoi me 51.03 për qind të votave dhe rivali i tij, kryebashkiaku liberal i Varshavës Traskovski mori pothuajse 49 për qind të votave

Gjykatësit u shprehën se ankimimet e ekipit të Traskovskit nuk ishin të shoqëruara me prova të mjaftueshme për kohën dhe qendrat e votimit ku pretendoheshin se ishin kryer shkeljet.

Opozita shfrytëzoi në maksimum potencialin elektoral por pa arritur të bënte ndryshimin në momentin e fundit. Duda mori mbështetjen më të madhe qendrat e mëdha të vendit. Partia e tij arriti të mobilizonte dhe 2.5 për qind të zgjedhësve që donin ta votonin por që në raundin e dytë kishin qëndruar në shtëpi./abcnews.al