Ka nisur puntata e radhës së spektaklit të humorit, “Kosherja” në ABC. Rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit që i dha mandatin e tretë kreut të qeverisë Edi Rama nuk kishte si të kalonte pa u komentuar dhe nga aktorët e spektaklit të humorit.
Sigurisht një ndër temat e nxehta gjatë këtyre ditëve kanë qenë dhe patronazhistët, që u komentuan gjithashtu mes notave të humorit nga aktorët. Pas fitores, Rama i Kosheres kishte diçka për të thënë për ta.
“Sot është një ditë e veçantë, do të jap dy dekorada shumë të rëndësishme, do të dekorojmë patronazhistët.”, tha aktori. /abcnews.al