Pas dy goditjeve të njëpasnjëshme, nxënësit në Durrës gati për t’u ulur në bankat e shkollës

schedule19:11 - 8 Shtator, 2020

schedule 19:11 - 8 Shtator, 2020

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka takuar nxënësit e shkollave në Durrës, të cilët në vitin që lamë pas u përballën me një sfidë të dy-fishtë, pandeminë dhe dëmet e tërmetit të nëntorit.

Shahini u shpreh se ata do të kthehen në bankat e shkollës me vetëdije për respektimin e rregullave dhe protokolleve të kujdesit shëndetësor për mbrojtjen nga Covid-19.

“Nxënësit tanë, përtej sfidave të përbashkëta që paraqet kjo periudhë e pazakontë, mezi presin të rikthehen në bankat e shkollës me vetëdije të plotë se respektimi i rregullave dhe protokollove të kujdesit shëndetësor janë mbi të gjitha mbrojtje e shëndetit të vetë atyre, shoqeve e shokëve, mësuesve dhe familjarëve të tyre po ashtu.

Me nxënës të Durrësit, zonë e prekur nga tërmeti, bashkëbiseduam pikërisht për nisjen sa më mbarë të këtij viti shkollor”, shkruan Shahini./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!