Pas Dubait dhe Omonias edhe Zagrebi vishet “Kuq e Zi”

schedule10:07 - 29 Nëntor, 2021

schedule 10:07 - 29 Nëntor, 2021

Edhe Zagrebi është veshur “Kuq e Zi” në nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Një nga shatërvanet në qendër të Zagrebit është ndriçuar kuqezi me rastin e festave kombëtare.

Lexo edhe: Ndërtesa më e lartë në botë ndriçohet me flamurin shqiptar

Gjatë ditës se djeshme sheshi Omonia në Greqi dhe ndërtesa më e lartë në botë në Dubai u ndriçuan nga ngjyrat “Kuq e Zi”.

Lexo edhe: VIDEO / Athina “vishet” me ngjyrën e kuqe për nder të Festës së Flamurit

Po ashtu shqiptarët nga e gjithë bota, festuan me flamujt shqiptarë. Abcnews.al, solli video gjatë festës së shqiptarëve në Angli, ku makinat luksoze me flamuj shqiptarë bënë paradë nëpër rrugë e Londrës. Po ashtu edhe në SHBA qindra shqiptarë u bënë bashkë për të festuar ditën e shënuar.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!