Pas dorëheqjes së Shahut, Kapedani në krye të gjykatës së Elbasanit

schedule21:04 - 30 Shtator, 2020

schedule 21:04 - 30 Shtator, 2020

Në krye të gjykatës së Elbasanit është vendosur Enkeleda Kapedani.

Mbas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu, sot u zgjodh Kapedani nga një votim i kryer mes gjyqtarëve të gjykatës së Elbasanit.

Gjyqtarja Kapedani, ka marrë më shumë vota se dy koleget e saj Matilda Fetau dhe Pajtime Fetahu, që konkuronin për këtë pozicion.

Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota dhe Pajtime Fetahu ka marrë 1 votë.

Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu.

Kapedani do të ketë funksionin e drejtuesit ndërsa si emërtesë atë të zv/kryetares së gjykatës pasi vendi ende nuk është shpallur vakant.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!