Pas dorëheqjes, Haradinaj i beson drejtimin e partisë vallait? Përgjigjet nënkryetari i AAK-së

schedule10:29 - 14 Janar, 2020

schedule 10:29 - 14 Janar, 2020

Nënkryetari i AAK-së dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar pas aludimeve se do të kandidojë për kryetar partie, pasi vëllai i tij Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të AAK-së.

Daut Haradinaj ka hedhur poshtë mundësinë për të garuar si kryetar i AAK-së. “Jam komod me detyrat që kam pas deri tash dhe mandatin që kam marrë nga qytetarët. E vetmja përgjegjësi që do ta kem në AAK do të jetë ai e kryetarit të degës në Deçan, nëse do të më besohet”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk do të jem anëtarë i kryesisë, nuk do të garoj për Këshillin e Përgjithshëm, por vetëm për degën. Do të përkrah strukturat e reja dhe ky është qëllimi pse kemi zgjedhje të brendshme”, ka shtuar më tej nënkryetari i AAK-së.

Pak muaj pasi dha dorëheqjen si kryeministëri i vendit, Ramush Haradinaj dorëzoi edhe drejtimin e AAK-së./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!