Lojtarët argjentinas ishin të zënë me gjëra më të rëndësishme.
Juventus luajti një nga ndeshjet më zhgënjyese të sezonit të ri në Champions League humbi në shtëpi nga Benfica (1:2). Së bashku me “Maccabi” nga Haifa, skuadra e Allegrit ndan vendin e tretë dhe të katërt.
Pas një loje të tillë, thuajse të gjithë bardhezinjtë u drejtuan drejt tribunave të tifozëve për të kërkuar falje për rezultatin dhe lojën e keqe. Por siç mund ta shihni në planin e përgjithshëm, jo të gjithë e bënë atë.
Angel Di Maria dhe Leandro Paredes fillimisht biseduan me lojtarët e Benfica-s, e më pas u kthyen dhe u larguan në drejtim të kundërt. Me shumë mundësi, ata shkuan në dhomat e zhveshjes. Vështirë se një qëndrim i tillë do t’i kënaqë tifozët e klubit torinez. /abcnews.al/