Pas denoncimit në ABC, bashkia Shkodër nis restaurimin e Urës së Bunës

schedule18:27 - 16 Nëntor, 2022

schedule 18:27 - 16 Nëntor, 2022

Ura e vjetër e Bunës është kthyer javët e fundit në një shqetësim serioz për banorët e Bashkisë Shkodër.

Dëmtimet e dërrasave kanë vështirësuar qarkullimin dhe janë bërë një rrezik për jetën e qytetarëve.

Lexo edhe: Ura e vjetër e Bunës drejt shkatërrimit, banorët: Është e rrezikshme të kalosh

Duke marrë në konsideratë shqetësimet e shprehura nga komuniteti, Bashkia Shkodër ka nisur gjatë të mërkurës punën për riparimin e urës, edhe pse kjo vepër nuk është në juridiksionin e saj, pasi i përket ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Kulturës.

Dy ditë më parë, banorët shprehën shqetësimin e tyre përmes ABC.

Specialistët dhe punonjësit e bashkisë kanë nisur ndërhyrjet për të shmangur ndonjë tragjedi.

Bashkia Shkodër do të përmbyllë punën brenda pak ditësh, gjithmonë nëse nga ana e institucioneve qendrore nuk mbërrijnë urdhra shtesë për bllokim të punimeve./Abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!