Nuk ka kaluar shumë kohë që nga “black out-it” me rrymën elektrike, që e ktheu Spanjën dhe Portugalinë në një kolaps të vërtetë. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se ditën e sotme në Spanjë ka rënë dhe rrjetet telefonike.
Rrjetet si Movistar, Orange, Vodafone, Digimobol dhe O2 janë aktualisht jashtë funksionit. Siç raportojnë më tej mediat e huaja, klientët e kanë të pamundur të kryejnë telefonata, marrin mesazhe apo të përdorin internetin e tyre si pasojë e shkëputjes që raportohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00 të kësaj të Marte.
Problemi ka prekur qytetet kryesore si Madrid, Barcelona, Malaga, Valencia, Murcia, Seville apo Bilbao. Ka një sërë ankesash prej qytetarëve në adresë të kompanive telefonike, ku shumica prej tyre nuk punojnë dot.

