Pas akuzave të forta kundër Biden, Erdogan ndryshim spektakolar ndaj SHBA-ve

schedule19:29 - 26 Maj, 2021

schedule 19:29 - 26 Maj, 2021

Rexhep Tajip Erdogan njoftoi një ndryshim të madh në politikën e tij ndaj Shteteve të Bashkuara gjatë një telekonference që mbajti me drejtuesit e ndërmarrjeve të mëdha amerikane.

“Deklarata e Biden mbi ngjarjet e vitit 1915 i shtoi peshë marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara, por unë besoj se takimi që do të kemi me Z. Biden në Samitin e NATO-s do të paralajmërojë një epokë të re në marrëdhëniet tona.” tha Erdogan.

Presidenti i Turqisë deklaroi se “megjithë pikëpamjet tona të ndryshme me Shtetet e Bashkuara, ne kemi marrëdhënie aleate të rrënjosura thellë dhe u kushtojmë shumë rëndësi atyre.

“Falënderoj të gjitha kompanitë amerikane që i besojnë Turqisë dhe ekonomisë turke” ka përfunduar Erdogan.

Javën e kaluar, Erdogan akuzoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e Izraelit dhe pretendoi se ” Biden ka gjak në duar”. /abcnews.al/.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!