Pas aksidentit tragjik, Kryeministri Ukrainës emëron drejtorin e policisë ministër të brendshëm

schedule15:52 - 18 Janar, 2023

schedule 15:52 - 18 Janar, 2023

Denis Monastirsky, humbi jetën së bashku me disa zyrtarë të rangut të lartë në një avion që u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh, qeveria ukrainase ka emëruar ministrin e ri.

Drejtori i policisë kombëtare Ihor Klymenko tashmë ka marrë postin e ministrit të brendshëm, sipas një njoftimi të kryeministrit Denis Smyhal.

Lexo edhe:  “Mëngjes i zi”, Zelensky reagon pas rrëzimit të helikopterit: Tragjedi e tmerrshme

Volodymr Zelenskiy e ka përshkruar rrëzimin e helikopterit mëngjesin e sotëm në Brovary, i cili ka marrë jetën e ministrit të Brendshëm dhe disa zyrtarëve nga ekipi i tij “një tragjedi të tmerrshme dhe mëngjes të zi.”

Sot, ndodhi një tragjedi e tmerrshme në Brovary, rajoni i Kievit. Një helikopter i shërbimit të urgjencës shtetërore është rrëzuar dhe një zjarr ka shpërthyer në vendin e rrëzimit.

“Numri i saktë i viktimave të tragjedisë ende nuk dihet. Midis tyre janë ministri i punëve të brendshme të Ukrainës Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin, sekretari i ministrisë së punëve të brendshme Yuri Lubkovych, ndihmësit e tyre dhe ekuipazhi i helikopterit,” tha ndër të tjerash presidenti ukrainas

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!