“Pas 90’ ne kemi aplikuar stalinizmin”, Frrok Çupi: Klasa politike në Shqipëri ka zgjedh afër fundërrinat

schedule22:28 / 21/02/2020

Këtë të premte në Provokacija gazetari Frrok Çupi  është shprehur se shpreson dhe beson se gjerat do të ndryshojnë. Përballë gazetarit Mustafa Nano është shprehur se klasa politike në vendin ton ëështë e ndërtuar nga “fundërrinat”, të cilët janë bërë pjesë vetëm për të përfituar për interesat e tyre.

Gazetari Çupi ndër të tjera është shprehur se klasa politike në vendin tonë ka ndryshuar dhe devijuar partitë ne vendin tonë nuk ndërtohen me ide, me programe.

Klasa politike në Shqipëri ju e konstatoni se jeni shkrimtar, vëzhgues dhe e testoni por ka njerëz shumë të mencur në rrugë dhe në shtëpi, ka njerëz më të mençur se presidenti i republikës. Gjithë popujt nuk janë akademik. Klasa politike e krijuar këtu ka devijuar që në 90’ dhe është si makina që merr kot dhe nuk e ndalon dot më asnjë. Postkomunizmi në Shqipëri është një komunizëm i pastër, unë mendoj se ne kemi aplikuar stalinizmin pas 90’ dhe në stalinizëm është një shportë që ndodh tërë pisllëqet, ndodhin vrasjes, spiunlleku, vrasjet etj. Klasa politike në Shqipëri ka zgjedh për të pasur afër fundërrinat. Ai kishte një dosje një mëkat ai kishte pas një dosje dhe kapet e mbahet fort nga liderët, ato nuk kanë se si na përfaqësojnë,”tha Çupi.

Gjithashtu nga Provokacija, gazetari Frrok Çupi është shprehur se klasa politike në Shqipëri është si procesionarja që shkatërron pishat në vendin tonë.

Klasa politike ka ndërtuar partitë si mafia janë të tëra të lidhura është si një lloj sëmundje që rrënon pishat si procesionarja dhe kjo ka një ngjashmëri si vetë krijesat politike që është krijuar këtu që kapen brenda partisë dhe krijojnë procesin. Në parti kanë mbetur ato që kërkojnë të përfitojnë në rrugë të paligjshme”, është shpehur ai. /abcnews.al

schedule22:28 / 21/02/2020